×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shkëlqimi ndaj Chelseat, Aro Muric hyn në formacionin e javës në Ligën Premier

    Insajderi
    01 April 2024 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhiro e 30’të në Ligën Premier ka përfunduar me ndeshjen Manchester City – Arsenal që ishte derbi i kësaj jave dhe që përfundoi pa fitues 0-0.

    Megjithatë në xhiron e 30-të do të mbahet mend portieri kosovar Arijanet Muric që mori notën 10-të dhe ishte i jashtëzakonshëm në barazimin që Burnley mori në udhëtim te Chelsea 2-2.

    Reprezentuesi kosovar bëri 11 pritje në këtë sfidë duke bërë një nga paraqitjet më të mira në karrierën e tij dhe duke zënë vend në formacionin e javës te SofaScore.

    Përveç Aros në mbrojtje janë edhe Bradley i Liverpool, O’Shea i Burnley, Ajer i Brentford dhe Josko Gvardiol i Manchester Cityt.

    Mesfusha është e mbushur me yje si Rodri, Harrison Barnes, Cullen e Cole Palmer, derisa dy sulmuesit janë Brereton Diaz dhe Alaxander Isak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark