×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqimi në derbi, Edon Zhegrova në formacionin e javës në Ligue 1

    Insajderi
    01 April 2024 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edon Zhegrova ka qenë fantastik të premtën mbrëma, ku Lille mori fitore të madhe në derbin rajonal ndaj Lens me rezultat 2-1.

    Sulmuesi dardan ishte i pandalshëm nga mbrojtja kundërshtare, pasi realizoi dy gola për t’i dhënë Lilles një tre pikësh të artë në garë për një vend që i dërgon ata në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    Sigurisht që paraqitja fantastike e Zhegrovës të premtën mbrëma është vlerësuar, pasi ylli dardan është futur edhe në formacionin e javës në Ligue 1 nga SofaScore.

    25-vjeçari mori notën 8,2 në këtë sfidë, derisa është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës.

    Përveç reprezentuesit kosovar në formacionin e javës në Ligue 1 janë edhe Giggi Donnarumma, Gulbert, Oumu e Toure në defensivë.

    Sierro, Savanier, Vitinha dhe Andrey Golovin në mesfushë si dhe dyshja Dallinga dhe Balogun në repartin ofensivë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark