Sipas një studimi të botuar javën e kaluar në revistën shkencore “Sell”, antitrupat në gjakun e lamës mund të sigurojnë mbrojtje kundër koronavirusit.
Për dallim nga njerëzit, lama ka antitrupa të vogla që mund të depërtojnë në proteinat e virusit i cili është shumë i vogël për antitrupat e njeriut, gjë që i ndihmon ata të përballen me kërcënimin që vjen prej tyre. Studiuesit shpresojnë se antitrupat e lamës mund të ndihmojnë njerëzit të cilët ende nuk janë infektuar me koronavirus.
Edhe më herët është vërtetuar se antitrupat e lamës mund ta luftojnë SARS-in dhe MERS-in, kjo është arsyeja pse shkencëtarët menduan se ato gjithashtu mund të jenë efektive edhe në luftën kundër COVID-19. Kjo është dëshmuar se është e vërtetë, të paktën në nivelin qelizor, dhe hapi tjetër është provat klinike, në të cilat studiuesit po punojnë aktualisht.
Për të gjithë dashamirët e këtyre kafshëve, lajmet nuk janë befasuese – ata njihen për rolin e tyre në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, dhe së fundmi është shqyrtuar potenciali i tyre në luftën kundër HIV-it dhe viruseve të tjera.
Për më tepër, shumica besojnë se fuqia shëruese e lamave shkon përtej asaj të nivelit mikroskopik dhe se këto kafshë kanë aftësinë për t’i qetësuar njerëzit dhe për të zvogëluar ankthin e tyre.
“Lamat dhe njerëzit janë aleatë të natyrshëm,” thotë George Caldwell, i cili i rritë lamat në Sonora të Kalifornisë.
“Lamat ofrojnë përfitime të shumta për jetën e njerëzve, madje gjaku i tyre është i dobishëm për ne”, theksoi ai./Insajderi.org.