×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shkëputja e Kontratës Kolektive – vjen paralajmërimi i SBASHK ndaj ministrisë së Arsimit

    Insajderi
    23 November 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit ia ka shkëputur Kontratën Kolektive mësimdhënësve, e cila ishte nënshkruar me 21 janar të 2021-ës. Kontratë kjo që i siguronte punëtorëve të arsimit, mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera. Derisa nga ministria po cilësohet jo ligjore kontrata, nga SBASHK-u po vlerësohet si jo ligjore mënyra e shkëputjes së kontratës, teksa kanë paralajmëruar ndjekje ligjore, shkruan Insajderi.

    Nga Ministria e Arsimit kanë deklaruar për Insajderin se tanimë kanë ftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për të negociuar për kontratën e re sipas tyre të ligjshme.

    “…Si Ministri e Arsimit i kemi ftuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit që të negociojmë kontratë të re të ligjshme që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit. Në bazë të njoftimeve nga institucionet kompetente, kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit”, ka thënë Kutleshi-Maliqaj për Insajderin.

    Por, një ftesë të tillë nuk e kanë pranuar po thonë nga SBASHK për Insajderi.

    Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala madje është shprehur e bindur që kontrata do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

    “Jo akoma nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga Ministria e Arsimit për një takim të mundshëm, për bisedim për një Kontratë të re Kolektive edhe pse shkëputja e Kontratës është bërë në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministrisë së Arsimit është e paligjshme ngase nuk mund të bëhet njëanshëm ajo duhet të bëhet në bashkëpunim me të dyja palët, në këtë rast është shkëputur një anshëm dhe ne do ti ndjekim të gjitha rrugët ligjore me qëllim që kontrata aktuale të jetë akoma në fuqi, dhe natyrisht që do të jetë akoma në fuqi”, tha Shala për Insajderin.

    E pyetur nëse kjo çka po është si rezultat i betejës së më hershme mes palëve, Shala refuzoi të jap një përgjigje duke thënë se për këtë duhet të flas MASHT.

    “Unë për këtë nuk mund të përgjigjem, në qoftë se ka ndonjë prapavi  më së miri mund të përgjigjet ministria e Arsimit, nëse e ka bërë me një qëllim të caktuar, ajo çka mund të deklarojë është që vetëm kemi marrë njoftimin për shkëputje të Kontratës Kolektive”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark