×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministra e Arsimit tregon për Insajderin pse ia shkëputi kontratën kolektive SBASHK-ut

    Insajderi
    22 November 2022 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e udhëhequr nga Arbërie Nagavci ka shkëputur Kontratën Kolektive me SBASHK-un, e nënshkruar në vitin 2021. Lidhur me këtë për Insajderin janë deklaruar nga ministria e Arsimit.

    Shkëputja ka ndodhur sipas ministrisë për shkak problemeve serioze ligjore që ka pasur kjo kontratë, duke e vlerësuar atë të pavlefshme.

    Këshilltarja për media, Edona Kutleshi-Maliqaj në këtë ministri për Insajderin ka konfirmuar se tanimë i kanë ftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut, për të negociuar kontratën e re.

    “Për shkak të shkeljeve të shumta ligjore, Ministria e Arsimit ka inicuar shkëputjen e kontratës kolektive e nënshkruar më 22 janar 2021. Si Ministri e Arsimit i kemi ftuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit që të negociojmë kontratë të re të ligjshme që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit. Në bazë të njoftimeve nga institucionet kompetente, kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit”, ka thënë Kutleshi-Maliqaj për Insajderin.

    “Si Ministri e Arsimit tashmë kemi adresuar përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve në Ligjin për paga ku me ligjin e ri do të ketë rritje të pagave të punëtorëve të arsimit dhe trajtim të dinjitetshëm”, tha ajo.

    Mirëpo, nga SBASHK i thanë Gazetës Insajderi se ende nuk kanë pranuar vendim zyrtar nga MASHTI lidhje me shkëputjen e kontratës.

    Bazuar në raportimet e mediave, nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala tha se shkëputja e kontratës është e njëanshëm dhe e paligjshme.

    Tutje, Shala shtoi se kryesia e SBASHK-ut do te mblidhet nesër për marrë vendim se si do të veprojnë tutje.

    “Ndërprerja e Kontratës Kolektive ne njëanshme është joligjore. Pastaj kjo nuk i kontribuon vazhdimit të dialogut mes SBASHK-ut dhe Ministrisë. Nesër do të mblidhet kryesia e SBASHK-ut dhe do të shohim për veprimet e më tutjeshme. Ne akoma nuk kemi marrë asnjë vendim nga ana e Ministrisë vetëm kemi dëgjuar nga mediat.”, tha Shala për Insajderin.

    Në vendim thuhet se Kontrata kolektive nuk është buxhetuar asnjëherë e as nuk është nënshkruar nga Ministria e Financave.

    Kjo Kontratë kolektive iu mundësonte mësimdhënësve mbulimin e shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar.

    “Qeveria Hoti, të cilës, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO72/20, i mungonte autoriteti kushtetues për të ushtruar kompetencat përkatëse, nuk ka pasur legjitimitet për të qenë palë në procedurë e rrjedhimisht, as të nënshkruajë Kontratën kolektive me SBASHK”, thuhej në dokument.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark