Insajderi
Lajme

SHKK del me njoftim: Arratiset një i burgosur nga QKUK, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Insajderi
27 February 2026 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHKK del me njoftim: Arratiset një i burgosur nga QKUK, suspendohen dy zyrtarë korrektues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se një i burgosur, F.M., që po trajtohej në QKUK është arratisur sot pasdite.

I dënuari ishte shtruar në spital më 16 shkurt nga Qendra Korrektuese në Dubravë në QKUK, në repartin e Onkologjisë, së bashku me pacientë të tjerë.

Për këtë, janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues që ishin në detyrë.

“I njëjti është i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë, është arrestuar më 24.10.2025 dhe është duke mbajtur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh dhe do të lirohej më  08.06.2029. Menjëherë pas rastit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe është themeluar komision i brendshëm hetimor administrativ për të shqyrtuar rrethanat e arratisjes dhe dyshimet për shkelje eventuale nga zyrtarët korrektues që kanë qenë përgjegjës për sigurinë dhe prezencën e tij”, thuhet në njoftim.

Pas pranimit të raportit nga komisioni hetimor, Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se do të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga ky proces.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark