Insajderi
Lajme

Shkoi t’i merrte paratë që ia dërgoi familjari, pasi s’e lejuan istogasi then derën e i merr me dhunë 227 euro

Insajderi
14 June 2022 - 16:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkoi t’i merrte paratë që ia dërgoi familjari, pasi s’e lejuan istogasi then derën e i merr me dhunë 227 euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person në Istog është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vepra penale “Vjedhje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Policia sot është informuar se një incident ka ndodhur në një objekt për transfer të parave. Atje një person ka shkuar për të nxjerrë para që ia kishte dërguar një familjar i tij, por zyrtarja i ka thënë se nuk mund ta bëjë tërheqjen e parave pasiqë ka kaluar koha e paraparë për tërheqje.

Ky veprim, e ka revoltuar qytetarin, i cili në mënyë të dhunshme, e ka thyer derën hyrëse të sportelit dhe i kishte marrë 227 euro.

“Patrulla Policore menjëherë kishte dalë në vendngjarje dhe kishte arritur ta arrestoji të njëjtin. I dyshuari është sjellë në Stacion Policor dhe është intervistuar dhe nga i njëjti është konfiskuar shuma e parave të lartë cekura te cilat më pas i janë kthyer punëtores në filiale”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark