Gjysmë vjetori i dytë i viti shkollor 2016-2017 fillon sot në të gjitha shkollat e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit.
Me këtë rast, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Iliria” në Prishtinë, raporton Insajderi.
Ky gjysmë vjetor ishte shtyrë nga Ministria e Arsimit për shkak të motit të keq, temperaturave të ulëta si dhe epidemisë së gripit AH3V./Insajderi.com