×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shkrime me motive ndëretnike në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut

    Insajderi
    01 February 2024 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës po e heton një rast për “nxitje, urrejtje dhe mosdurim ndëretnik”, që ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

    Sipas raportit të Policisë, një burrë ka raportuar se në shtëpinë e tij e cila është në proces të ndërtimit, persona të panjohur kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike.

    “Mitrovicë Veri / 31.01.2024 – 07:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në shtëpinë e tij e cila është në proces ndërtimi kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark