Deputetët e VV-së sot shfrytëzuan rastin për tu lavdëruar me Qeverinë, duke shpërndarë një shkrim të gazetës britanike “The Economist”. Madje deputetja e kësaj partie Fitore Pacolli sulmoi mediat në Kosovë se nuk po paraqesin rezultatet e Qeverisë. E gjitha kjo i shkoi keq. Pasi shkrimi të cilit iu referua ajo ishte i sponzorizuar.
”Economist Impact”, ka publikuar shkrimin e sponsorizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës ,në të cilin Kosova vlerësohej shembull në Ballkan duke theksuar rritje ekonomike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha për Gazetën Insajderi se kjo u bë me qëllim të promovimit të ekonomisë.
“Nuk është e rëndësishme se sa ka kushtuar artikulli i sponsorizuar me rendësi është që kompanitë, ekonomia e Kosovës është promovuar“, tha ai për Insajderin.