Një shkrim i New York Times, që sugjeronte lexuesit rreth “pesë vendeve që duhet t’i vizitojnë Prishtinë”, e që në rreshtat e tij e cilësoi si “një nga lagjet më ‘cool’ të Evropës”, sheshin Nënë Tereza të ndërtuar gjatë qeverisjes së Mustafës në Prishtinë, ka bërë që kryeministri të krenohet edhe një herë me këtë projekt.
Mustafa është krenuar me projektin e sheshit Nënë Tereza. Ka thënë se në Prishtinë nuk kishte realizuar vetëm këtë projekt të madh, por edhe dhjetëra të tjerë, që sipas tij “ia ndryshuan pamjen kryeqytetit”.
“Kënaqësi e veçantë kur sheh vlerësime superlative për projekte që i ke përfunduar me pasion dhe kujdes maksimal para një kohe, siç është rasti me Sheshin “Nënë Tereza”, të cilin New York Times e vlerësoi si një ndër ‘Lagjet më cool në Ballkan'”, ka shkruar kryeministri në Facebook.
“The New York Times”: Pesë vendet që duhet të vizitohen në Prishtinë
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka bërë një listë me vendet më të mira për tu vizituar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Ajo e përshkruan Prishtinën si metropolin e Kosovës me një popullsi prej 200 mijë banorë me moshën mesatare 28 vjet, si më e reja në Evropë.
Pesë vendet të cilat ia vlen të vizitohen, sipas gazetës “The New York Times”, janë Soma Book Station, Tartine, Muzeu Etnologjik, shtëpia e modës “Yllka Brada” dhe restoranti vegjetarian “Babaghanoush”. /Insajderi.com