Arrestimi në Francë i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po përcjelljet me reagime edhe nga shqiptarët e Maqedonisë. Ata kanë paralajmëruar protesta para Ambasadës franceze në Shkup.
Protesta është thirrur për të sot në ora 14:00.
Kjo protestë është përkrahur edhe nga Unioni Studentor Shqiptar.
“USSH fton qytetarët shqiptarë të Maqedonisë që sot ora 14 të mblidhen para Ambasadës së Francës për të shprehur revoltën kundër autoriteteve franceze që arrestuan liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn”, thuhet në njoftim.