Shkurte Fejza i reagon qeverisë: Nuk duhet krahasuar artisti i mirëfilltë me ata që kanë burime të dyshimta financiare e vetura milionëshe - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shkurte Fejza i reagon qeverisë: Nuk duhet krahasuar artisti i mirëfilltë me ata që kanë burime të dyshimta financiare e vetura milionëshe

    Insajderi
    13 April 2021 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur e zhanrit popullor të muzikës, Shkurte Fejza, ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale.

    Ky shkrim është publikuar në rrjetin social Facebook nga vajza e saj, këngëtares Gresa Behluli.

    Bëhet fjalë për një reagim të saj në lidhje me menaxhimin e pandemisë, dhe faktin se këngëtarët tash e një vit kanë mbetur pa koncerte, ahengje muzikore e dasma.

    Ajo shkruan se u bë padrejtësi ndaj mos-lejimit të organizimit të dasmave me 50 për qind të kapaciteteve, ndërkohë që partitë politike për vete i kishin të mbushura sallat plot gjatë fushatës elektorale të këtij viti.

    Fejza tutje citon se si artiste ka paguar këtu e 20 vite tatime shtetit, ndërsa bën thirrje që një artist i mirëfilltë të mos krahasohet me një të atillë që nuk e di burimin e vet të të ardhurave.

    Ky është shkrimi i plotë i saj (pa ndërhyrje):

    “Kaloj një vit pa asnjë aktivitet as dasma e as koncerte dhe mbremje muzikore dhe pa asnje lloj të ardhura për artistët e mos të flasim për ndonjë lloj mbështetje materiale. Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallëra si kurr më parë. I kan ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale. Kjo nuk don koment. Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë. Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucinet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me nje analizë më profesionale”, shkruan këngëtarja e njohur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark