Shkurte Gashit i ka ndryshuar jeta.
Para një viti ajo u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Mal, shkruan lajmi.net.
Por pavarësisht kureshtjes, ajo arriti që ta mbajë të fshehtë shtatzëninë e saj, e njëlloj veproi edhe pas lindjes.
Derisa para pak ditësh ajo ishte e ftuar në emisionin “Nin”, meqë rast zbuloi detaje nga jeta e saj e re familjare bashkë me Albertin dhe djalin.
Ndërkohë që ka filluar sezoni i dasmave këngëtarja po është mjaft e angazhuar e krahas saj nuk po mungon as bashkëshorti i cili po e shoqëron në çdo dasmë e mbrëmje muzikore.