Insajderi
Lajme

Shkyçje emergjente e transformatorit në Prizren, qytetarët paralajmërohen për ndërprerje të energjisë

Insajderi
23 December 2025 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkyçje emergjente e transformatorit në Prizren, qytetarët paralajmërohen për ndërprerje të energjisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KOSTT-i ka njoftuar qytetarët që furnizohen nga transformatori energjetik TR3 në nënstacionin “Prizren 1” për një shkyçje emergjente, e cila është e nevojshme për të kryer punimet dhe eliminuar problemet e paraqitura në transformatorin e fuqisë T3 (110 kV/10 kV).

Gjatë kryerjes së punimeve, të cilat pritet të zgjasin rreth 4 orë, një pjesë e qytetarëve dhe institucioneve që furnizohen nga NS “Prizren 1” do të mbeten pa energji elektrike, me një reduktim të parashikuar rreth 30 MW.

KOSTT-i kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe falënderon për durimin gjatë kryerjes së punimeve, duke theksuar se ndërhyrja është e domosdoshme për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe stabil të energjisë elektrike.\


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark