Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, e ka komentuar ndeshjen Shqipëri-Zvicër që përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të zviceranëve.
Mustafi nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Twitter, e quajti mëkat që kuqezinjtë nuk arritën të nxjerrin së paku një pikë nga ky ballafaqim.
“Luftim i madh nga i gjithë ekipi. Është mëkat që nuk arritën të marrin së paku një pikë,” ka shkruar Mustafi në Facebook.
Shqipëria luftoi deri në fund për një barazim, madje pati edhe raste të mira për ta marrë një rezultat pozitiv. /Insajderi.com