×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shoferi i autobusit humbi drejtimin”- 14 të lënduar në një aksident në Novobërdë, policia jep detaje

    Insajderi
    03 April 2024 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    14 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në Prekoc të Novobërdës pasditen e së martës.

    Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, duke shtuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas policisë, drejtuesi i autobusit e ka humbur drejtimin duke kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe duke u përplasur me veturën.

    “Prekoc, Novobërdë / 02.04.2024 – 13:15. Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit  14 persona   kanë pësuar lëndime trupore . Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.

    Në konsultim me prokurorin, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark