Insajderi
Lajme

Shoferi që e shkaktoi aksidentin fatal në Bresje, 28 vjeçar

Insajderi
31 March 2025 - 10:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shoferi që e shkaktoi aksidentin fatal në Bresje, 28 vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi që dyshohet se ka goditur këmbësorin, ku si pasojë e plagëve ka vdekur në vendngjarje në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të së hënës, ku policia shton se i dërguari është dërguar në mbajtje, teksa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet obduksionit.

Sipas raporton Sinjali personi që humbi jetën është Selim Muqiqi, rreth 63-vjeçar ndërkohë bëhet me dije se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është Egzon Berjani, 28-vjeçar.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Bresje, Fushë Kosovë / 30.03.2025 – 20:57. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që dyshohet se me veturë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark