Kompania ‘Bageri’ po vazhdon të marr kontrata në Ministrinë e Infrastrukturës. Edhe për dy tenderë tjerë, pronarët e kësaj firme janë shpallur fitues sot. Pronari i kompanisë ‘Bageri’ është shok me zëvendësministrin, Hysen Durmishi. Këtë e kishte konfirmuar në një intervistë javë më parë vetë Durmishi.
“Për mirëmbajtjen investive të rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitin 2022”, kështu quhet tenderi, që është i ndarë në tre lot (pjesë), ku janë shpallur fitues kompanitë:
“RSM Company” shpk & “Kosova Asfalt”, për lot 1 kanë paraqitur ofertë 774, 878, 15 euro. Kompania “Kosova Asfalt” është në pronësi të djalit të Bujar Shabanit, Valdrinit, ndërsa “RSM” vite më herët ishte themeluar në Kosovë, dhe në të ka qenë menaxher ish deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.
Lot 2 “Lika Trade” Shpk; “Lika Company” shpk më ofertë 1, 247, 604, 62 euro. Këto dy kompani janë në pronësi të Fadil e Sali Lika, dhe po shpërblehen vazhdimisht më kontratë, raporton Periskopi.
Lot 3 “Bujar Shabani B.I; “Via Egnatia” shpk “Bageri” shpk më çmim të ofertës 558, 126, 58. Pronarë i kompanisë “Bujar Shabani BI” dhe “Bageri” është Bujar Shabani, dosti i zv. ministrit Dumrishi. Pronar në kompaninë “Via Egnatia” është Genc Muçolli. Kjo kompani ka fituar lot në të gjithë tenderet prej që ka ardhë në këtë ministri VV-ja. Punë ka marr edhe në të kaluarën. Para pak ditësh, Periskopi ka raportuar se kjo kompani ka qenë bashkë në konzorcium me kompaninë “Damstation Project” e cila ka qenë lider e grupit, ndërkaq ato kanë lënë pa asfaltuar një pjesë të madhe të rrugës në afërsi të Llapushnikut, në magjistralen Prishtinë -Pejë. Konkretisht, rruga ka mbetur vetëm e gërryer.
Vlera e parashikuar e kontratës e caktuar nga ministria “Për mirëmbajtjen investive të rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për vitin 2022”, është 3.596 710,00 euro. Kontrata është paraparë të përmbyllet për 60 ditë, pas nënshkrimit të saj.
Kriter kryesor ka qenë çmimi më i lirë i përgjegjshëm.
Ministria synoi t’ua humbë aftin për ankesë
Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, po sa të ngarkohet në e-prokurim, dokumenti: “Njoftim mbi vendimin e autoritetit kontraktues”, që ka të bëjë njoftimin operatorë të suksesshëm dhe ta pasuksesshëm, kompanitë e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në aftin prej 5 ditëve. Ato duhet të shohin dokumentacionin në këtë afat kohor dhe të përgatiten për ankesë brenda këtij afti.
Si duket, Ministria po e kurdis vazhdimisht këtë afat që t’ua humbë mundësinë e animimit kompanive. Kjo ngase çdo herë po e publikon rezultatin të premteve pas orës 15:00, ashtu siç e ka publikuar edhe sot në 15:28 h.
Pra afati i ankesave do të jetë 5 ditë. Kompanitë e ka pëknaqura, sot nuk kanë mundur të bëjnë kërkesë për rishqyrtim, nuk do të mundin as nesër e pas nesër, ngase ministria nuk punon. Megjithëkëtë, pesë ditësh numërohet edhe në vikend, kështu që ato do të mund të kërkojnë qasje në dokumentet e kompanive fituese dhe më pas të përgatiten për aneks vetëm dy ditë, të hënën dhe të martën.
Në garë për këtë tender kanë qenë 23 subjekte, si të vetme dhe në koznercium.