×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoku i Zahir Pajazitit: Ilir Konushevcit iu zu prita nga shqiptarët

    Insajderi
    09 May 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë bërë 25-vjet nga vrasja e Ilir Konushevcit, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap.

    E për figurën e tij foli Ali Ajeti, shoku i Zahir Pajazitit.

    Ajeti tha në Klan Kosova se Konushevcit iu zu prita në Kosovë.

    “Në këtë datë para 25 vjetëve ndodhi ajo më e keqja, në territorin e Kosovës po nga njerëzit shqiptarë ku i zihet prita bashkë me doktorin Hazir Malaj, dhe u vranë pabesisht”, tha Ajeti.

    Miku i Zahir Pajazitit shtoi se figura e Ilir Konushevcit, ishte e pazëvendësueshme.

    “Ai mori mbi super e tij furnizimet me armatim të njësive tona që ishim brenda Kosovës. Lëvizjet e tij dhe qarkullimi për të depërtuar në Kosovë ishin të palodhshme”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark