×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shoku nën hetime i Kurtit shfaqet buzagaz duke vjelur rrush në Kroaci

    Insajderi
    15 September 2022 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse, ishte përfshirë në një skandal të madh në Slloveni ku sipas mediave të atjeshme rreth 600 mijë euro para cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, Martin Berishaj, nuk është duke u shqetësuar fare dhe po e vazhdon detyrën e tij si ambasador në Kroaci.

    Madje, Berishaj nuk po merakoset fare për skandalin, buzëkaz vjel rrush dhe pi verë me presidentin kroat Zoran Millanoviq.

    “Presidenti i Republikës, Zoran Millanoviq, si mikpritës, mori pjesë në “Vjeljen Diplomatike” në Pleshivicë, vjelje e rrushit e organizuar për shefat e misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare të akredituar në Republikën e Kroacisë. Organizator i vjeljes është qyteti Jastrebarsko, kurse “Vjelja diplomatike” e shtatë në Jaskë u zhvillua në vreshtin e familjes Tomac në Pleshivicë”, ka njoftuar ambasada e Kosovës në Zagreb.

    Agjencia kundër Korrupsionit ia patën konfirmuar Gazetës Insajderi se rastin e Martin Berishajt e kanë dërguar për hetim penal në Prokurorinë e Shtetit.

    Mirëpo partia në pushtet po vazhdonë ta fsheh një prej skandaleve më të mëdha të diplomacisë kosovare, siç është rasti i ambasadorit Martin Berishaj i cili mbushi faqet e mediave sllovene si i dyshuar për përfshirje në shpëlarje parash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark