×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shokuese: Në krejt QKUK’në janë vetëm 48 anesteziologë, nevojiten të jenë 100

    Insajderi
    04 February 2024 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm 48 anesteziologë janë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët janë të angazhuar në disa klinika, ndërsa nevoja është për 100 sosh.

    Kështu ka thënë për Ekonomia Online, drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahia.

    Ai ka thënë se gjatë vitit të kaluar nuk kanë pasur ikje të anesteziologëve por që disa prej tyre janë punësuar nga sektori privat.

    “Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kemi për momentin të punësuar 48 anesteziologë. Kjo klinikë që vite me radhë ka problemet e veta të cilat janë problem për shkak të mungesës së numrit të anesteziologëve. Po sipas përllogaritjeve të Klinikës sonë, ish dashtë me qenë së paku 100 anesteziologë për me i mbulu të gjitha njësitë të cilat kërkojnë një asistencë nga anesteziologu”, u shpreh Spahia, teksa përmend largimin e infermierëve kryesisht jashtë vendit.  

    “Gjatë viti 2023 fatmirësisht nuk kemi pasur ikje të anesteziologëve, kemi pasur pesë pranime të kolegëve tre të cilëve janë kthyer nga sektori privat edhe një ka kryer provimin specialistik me sukses edhet është pranuar menjëherë. Sa i përket infermiereve kemi pasur ikje të infermiereve të cilët kryesisht kanë dalur për bashkim familjarë disa edhe për punësim jashtë vendit”, deklaroi ai.

    E gama e gjerë e shërbimeve të anesteziologëve, ka bërë që të jenë shumë të angazhuar. Krahas shërbimit në MIQ, ata angazhohen edhe në disa klinika tjera.

    “Klinika jonë kryen shërbime në disa njësi, do të thotë është një Klinikë e cila ka të shpërndara shërbimet. Kemi shërbime në Gjinekologji, në Ortopedi, në Kardiokirurgji,  po kohët e fundit Qendra Klinike ka shtuar numrin e shërbimeve të cilat kërkojnë edhe një asistencë të anesteziologut. Do të thotë ne si anesteziolog merrem me trajtimin e pacienteve intra operativë, por në të njëjtën kohë kemi kërkesa, po edhe asistojmë në njësit jo operative, njësitë të cilat kanë nevojë për një asistencë nga anesteziologu”, ka thënë Spahia.

    Ndonëse kushtet e punës, thotë se i kanë të mira, Spahia sfidë e konsideron mungesën e stafit. Krahas mungesës së anesteziologëve, mungesë kanë edhe në stafin e mesëm, pasi në këtë klinikë janë 195 infermierë, duke e llogaritë edhe personelin mbështetës.

    “Sa i përket kushteve të punës i kemi të mira të cilat janë ofruar prej drejtorisë dhe MSh-së. Sfidë e vetme është mungesa e stafit, kryesisht anesteziologëve, por e kemi mungese edhe stafin e mesëm do të thotë infermierë. Kërkesat janë bërë edhe në momentin kur lajmërohet dikush prej kolegëve anesteziolog të cilët janë të gatshëm që të punësohen në QKUK, atëherë automatikisht hapet edhe konkursi për ta. Do të thotë nuk është problem, tash presim pranim edhe të infermiereve të rinj me qenë se e dimë që konkursi për infermier të ri është veç në proces e sipër, presim edhe prej tyre pranim të disa prej infermiereve në Klinikën tonë”, deklaroi Spahia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark