Një numër i përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, analistë, publicistë, profesorë, profesionistë të fushave të ndryshme dhe sipërmarrës privatë kanë nënshkruar një deklaratë në përkrahje të protestës së 17 shkurtit.
Një komunikatë për media ku janë bërë publik edhe emrat e nënshkruesve të deklaratës, thuhet se ky grup i është bashkuar protestës sepse mendon se do të kontribuojnë drejt gjetjes së një zgjidhje, raporton Insajderi.com
“Të shqetësuar nga kriza politike që mbizotëron prej muajsh në Republikën e Kosovës dhe të motivuar për të kontribuar drejt gjetjes së një zgjidhjeje, mbështesim një zëri protestën e thirrur nga Opozita e Bashkuar në datën 17 shkurt 2016, thuhet në një komunikatë të dërguar nga grupi.
Në listën e nënshkruesve të deklaratës janë edhe Agron Demi nga Instituti GAP, analistët politik Imer Mushkolaj, Dukagjin Gorani e Krenar Shala, e të tjerë.
Shoqëria civile në javët e fundit po ashtu ka qenë e angazhuar në bisedime me përfaqësues të partive politike në drejtim të gjetjes së një zgjidhje për krizën aktuale në vend.
Në deklaratën e tyre të përbashkët po ashtu thuhet se zgjedhja e presidentit në këto rrethana nuk “do të kontribuonte drejt një zgjidhje.”
Rrjedhimisht, ne kërkojmë nga Kryeministri i vendit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës t’ i hapin rrugë zgjedhjeve të reja në vend, për të evituar çdo tensionim të mëtejshëm të gjendjes politike, dhe për të rikthyer besimin e humbur në institucionet demokratike të shtetit”, thuhet në komunikatë.
Ky grup mendon se në këtë situatë, protesta është një mjet demokratik që duhet shfrytëzuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe thërret të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe masive në protestën e 17 shkurtit.
Më poshtë janë nënshkruesit e deklaratës/Insajderi