Insajderi
Lajme

Shpallet në kërkim një person nga Policia – Dyshohet për këto vepra penale

Insajderi
18 March 2026 - 21:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpallet në kërkim një person nga Policia – Dyshohet për këto vepra penale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për disa vepra penale.

Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, personi i dyshuar fotot e të cilit janë publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për kryerjen e veprave penale ,,Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 dhe ,, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton policia.

Policia thotë se “çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark