Insajderi
Lajme

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pritet të bëhet deri më 5 mars

Insajderi
24 February 2025 - 21:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pritet të bëhet deri më 5 mars
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke punuar brenda kornizave të saj ligjore, dhe sipas planifikimeve të aktiviteteve të bëra më herët.

Në një paraqitje mediale, zëdhënësi i saj, Valmir Elezi u shpreh se shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 9 shkurtit, është planifikuar të bëhet më së largu më 5 mars

”KQZ është brenda planifikimeve të aktiviteteve të bëra më herët”.

”Shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektet politike është planifikuar të bëhet më së largu deri më 5 mars të vitit 2025”.

Ndërsa si proces zgjedhor finalizim të të gjitha procedurave siç tha Elezi, pritet të ketë më së largu deri më datën 18 mars.

”Certifikimi i tyre që ndodhë pasi të përfundojnë ankesat eventuale dhe vendosja për to në PZAP dhe Gjykatën Supreme është planifikuar të bëhet deri më datën 18 mars”.

”Natyrisht që ne po punojmë që shpallja e rezultateve përfundimtare të bëhet edhe më shpejt, para këtyre planifikimeve që kemi bërë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark