SHPALLJE
Për Angazhim në Punë dhe Detyra Specifike
Titulli: (1) Mjeshtër për mirëmbajtje dhe servisim të gjeneratorëve të rrymës.
Periudha: 30 ditë
Kompensimi: 750 EUR bruto (shtatëqind e pesëdhjetë euro ) në muaj
Raporton: Udhëheqësit të Divizionit për Mbështetje Administrative dhe Logjistikë
Specifikimi i detyrave të punës:
Kualifikimet minimale dhe përvoja e përgjithshme
Shkollimi i mesëm profesional
Së paku 1 vit përvojë në mirëmbajtje dhe servisim të gjeneratorëve.
Aplikacionit duhet bashkangjitur:
Formulari i aplikimit;
Letërnjoftimi apo Pasaporta valide;
Referenca apo dëshmi tjera për vërtetim të përvojes së punës në rregullimin e gjeneratorëve.
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. “Zija Shemsiu”, nr. 22, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Mënyra e përzgjedhjes:
Përzgjedheja do të bëhet në bazë të dokumentacionit të ofruar nga kandidatët që përputhet me kërkesat e konkursit.
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.
Shpallja është e hapur që nga data 29.08.2023 deri 05.08.2023.