Një flamur propagandistik i ndaluar rreptësisht në ambiente të tilla sportive, njësoj si tymueset apo mjetet e forta të cilat ndalohen që në kontrollet e policisë përpara futjes në stadium, shkruan Top-Channel.
Por nëse sendet e forta, tymueset apo shashkat janë të përmasave të tilla që edhe mund të evitojnë kontrollet, një flamur gjigant i këtyre përmasave, që edhe regjia e kanalit grek OTE që transmetonte ndeshjen e ka futur në transmetim, ndoshta gabimisht, vështirë të fshihet dhe t’i kalojë kontrolleve të policisë.
Një incident i tillë në ndeshje zyrtare do të kishte pasoja të rënda për vendin organizator, por në rastin e kësaj ndeshjeje që ishte miqësore, delegati i UEFA-s mungon dhe si rrjedhojë nuk raportohet si incident. /Insajderi.com