A e dini se cila është arsyeja që një pjesë e madhe e këngëtarëve, madje edhe e atyre të festivaleve tashmë këndojnë në dasma? Dhe, përgjjgja padyshim që është e shkurtër dhe e prerë: paraja.
Edhe Shpat Kasapi prej vitesh është bërë pjesë e tregut të dasmave. Ai, këndon gjithëandej nëpër botë dhe paguhet mjaftë mirë.
Këngëtari, ka treguar që bakshishin më të madh e ka marrë në Australi, qe ka qenë 50 mijë dollar australiane.
Ndryshe, Shpati atë natë po këndonte me këngëtaren nga Shqipëria, Valbona Mema.