Kyetari i Komunes së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kishte dhënë gjithsej 61 premtimet gjatë fushatës së tij elektorale.
Por, Bulliqi gjysmën e punëve të premtuara nuk i ka filluar ende. I pari i Podujevës, nga 61 premtime i ka përfunduar 8 dhe 18 i ka filluar.
Prej premtimeve që dha gjatë fushatës elektorale, Bulliqi, 8 i ka përfunduar dhe 5 janë gjysmë të përmbushura. Derisa, për 18 nga premtimet ka filluar punën, dhe për 30 prej tyre nuk ka filluar ende.
Ndryshe, ditën e djeshme, Instituti GAP publikoi shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale, ku u bë e ditur se vetëm 9% e premtimeve nga kryetarët e komunave janë përmbushur, derisa 6% janë gjysmë të përmbushura, 22% kanë filluar dhe 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri.
Në kryeqytet prej 206 prej premtimeve në total, i pari i Prishtinës, Përparim Rama ka përmbushur vetëm 7 prej tyre, apo vetëm 3%. Derisa, 12, apo 5% janë premtime gjysmë të përmbushura, 38 apo 18% premtime të filluara dhe prej premtimeve që nuk kanë filluar janë 149, apo 72%.
Ndërsa, i pari i Prizrenit, Totaj, 5 ose 6% nga premtimet i ka gjysmë të përmbushura, derisa 22 ose 28% nga premtimet kanë filluar të përmbushen. Kurse 41 ose 52% prej tyre nuk kanë filluar ende.
Kurse, prej 109 premtimeve, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka përfunduar 8 prej tyre ose 7%, ndërsa 7 të tjera janë gjysmë të përmbushura ose 6%. Në anën tjetër, Hyseni 17 ose 15% prej premtimeve që ka bërë ka filluar të punojë për to. Teksa, për 77 ose 70% të premtimeve nuk e ka filluar fare punën.