Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit i është hakuar llogaria e tij private në Facebook. Ai njoftimin e ka bërë në faqen zyrtare të tij.
Bulliqi tha se Facebooku i është hakuar dy herë brenda 24 orëve, derisa shtoi se nuk ka qasje në llogarinë e tij.
“Brenda 24 orëve të fundit dy herë më është hakuar Facebook-u privat dhe tani unë nuk kam qasje në llogarinë time në këtë rrjet social. Prandaj, derisa të kthehet në menaxhimin tim, çfarëdo që mund të postohet në atë faqe mban autorësinë e hakerëve-keqbërësve. Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë”, ka shkruar ai.