×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpëlarje e parave të dyshimta edhe duke blerë prona, akuzat që rëndojnë mbi vëllezërit Krasniqi të ‘Apexave’

    Insajderi
    09 October 2022 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale në janar të vitit 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave në mesin e tyre edhe ndaj vëllezërve Astrit e Arben Krasniqi. Ata po akuzohen për veprat penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, kontrabandim i mallrave dhe shmangie nga tatimi, shkruan Gazeta Insajderi.

     Astrit Krasniqi akuzohet përmes biznesit “Play 4 Win”, ka ndërhyrë në numëratorët mekanik dhe elektronik të automatëve, i ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë që me numrin total të kombinimeve të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga vlera e pagesave të realizuara përmes shënimeve të hyrje-daljeve nëpërmjet treguesit mekanik.

    Ai se ka kryer shmangie tatimore në vlerë mbi gjysmë milioni euro e pastaj ato para i ka investuar në biznese dhe prona, duke kryer shpëlarje të parave në shumën prej mbi një milion euro apo 593.680.40 euro.

    Edhe vëllai i tij, Arben Krasniqi po akuzohet përmes biznesit “Apex Gaming Kosova”, ka ndërhyrë në 14 numëratorë dhe i është shmangur tatimit në vlerën mbi afro 300 mijë euro dhe ka kryer po ashtu shpërlarje parash.

    Për çka akuzoheshin në të kaluarën vëllezërit Arben e Astrit Kransiqi? 

    Katër vite më parë, njëri prej rasteve më të mëdha të krimit të organizuar ishte mbyllur nga Gjykata e Apelit. Për t’u rikthyer vetëm pastaj në rigjykim.

    Kjo gjykatë e shkallës së dytë e kishte vërtetuar vendimin e shkallës se parë, të datës 30 dhjetor 2015, marrë nga  gjyqtarja Kateien Gabriel Wittenem, duke hedhur poshtë hedhur poshtë aktakuzën kundër 11 personave të ngarkuar mes tjerash për krim të organizuar.

    Rasti kishte të bënte me pronarët e lojërave të fatit “Apex”, Arben Krasniqi e Astrit Krasniqi.

    Përveç tyre të akuzuar ishin edhe Armend Neziri, Mujë Berisha, Gani Zeqiri, Kushtrim Hakaj, Arsim Mulliqi, Luan Halili, Agron Hoxha, Ilir Morina dhe Avni Morina për krim të organizuar, detyrim, shtrëngim dhe posedimi të paligjshëm të armëve  dhe narkotikëve.

    Në vendim thuhej se “Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore në ankesë gjeti se: Ankesa e Prokurorisë speciale të republikës së Kosovës është e pabazuar”.

    Ndërsa në arsyetimin e saj thuhet se gjykata e shkallës së parë në vendimin e muajit nëntor të vitit të kaluar “e pati hedhur poshtë si të palejueshme dhe të parregullt aktakuzën e prokurorisë speciale të Kosovës dhe ka pushuar procedurën penale kundër të pandehurve”.

    “Qëllimi i këtij grupi ishte përftimi material duke shfrytëzuar forcën dhe kërcënimet serioze për t’i detyruar bizneset apo individët tjerë që t’i mbyllin kazinotë e tyre, të largojnë makina të caktuara të lojërave të fatit, apo të veprojnë sipas kushteve të pafavorshme për ta”, pretendon prokuroria në aktakuzë.

    Veprat penale të pretenduara përfshijnë periudhën nga viti 2008 – 2013 dhe ndërlidhen me lojërat e fatit dhe të industrisë së kazinosë në Kosovë.

    Prokuroria pretendon se që nga viti 2008, deri në kohën e arrestimit, Arben Krasniqi dhe Astrit Krasniqi si pronar të Kompanisë së Kazinove, Apex “Play4ëin” kishin themeluar organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe drejtuar aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal. 

    Dokumentari i plotë – InDoks | Dosja e bixhozit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark