Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk ka dashur të tregoj nëse do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës. Ai ka thënë se ky nuk është prioritet i tanishëm i tij.
“Ka kohë për këtë dhe kjo tani nuk është prioritet. Prioritet imi mbeten punët dhe realizimi i projekteve për qytetarët e Prishtinës dhe kur të vjen koha e zgjedhjeve do të flasim për to”, tha ai në një intervistë me portalin Tesheshi.com.
Ahmeti po ashtu u ankua në qeverinë e Kosovës, e cila sipas tij po e saboton zhvillimin e komunës për interesa të tyre politike.
Ai fajin për këtë ia adresojë ish-kryetarit të komunës së Prishtinës, Isa Mustafës, i cili tanimë është kryeministër i Kosovës. /Insajderi.com