Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë sot në mbrëmje ndezjen e dritave të festave të fundvitit, në një ceremoni të organizuar më fëmijë.
Ndriçimin e shesheve kryesore të kryeqytetit, Ahmeti e ka bërë në sheshin “Zahir Pajaziti, ku më pas është bërë edhe vendosja e dëshirave nga fëmijët prezent pranë bredhit të vendosur në shesh.
Gjatë një fjale rasti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar qytetarët e kryeqytetit për një vit të ri të shëndetshëm, të begatshëm dhe të suksesshëm. /Insajderi.com