Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, jeton në shtëpinë e vëllait të tij për një kohë të përkohshme dhe ka detyrim financiar ndaj bankave në Kosovë edhe 5 mijë euro.
Kështu tregohet në formularin e deklarimit të Pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion nga Shpend Ahmeti, i cili ka treguar në formular se është duke paguar edhe 5 mijë euro nga rroga e tij.
Ai ka një pagë vjetore prej rreth 18 mijë eurove, ndërsa gruaja e tij ka një pagë prej rreth 8 mijë eurove në vit në Institutin GAP – vendi i saj i punës.
Shpend Ahmeti nuk ka deklaruar pasuri të paluajtshme në emër të tij, ndërkohë që ai ka marrë kredi me vlerë rreth 30 mijë euro. /Insajderi.com