Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka zgjedhur mesnatën që të postoj dy fotografi nëpërmjet së cilave po hamendëson zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë këtyre ditëve, Ahmeti thotë se nga zyra e tij ka vërejtur se po bëhen punime në katin e fundit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
“Po supozoj se është salla alternative apo bufeja e Kuvendit. A po përgatitet tentim zgjedhja e Thaqit pa prezencën e opozitës në bufenë e Kuvendit?”, ka pyetur Ahmeti, teksa ia ka gabuar shkronjën ç të mbiemrit të pretendentit për president.
Ky hamendësim i kryetarit të Prishtinës ka marrë shumë komente të ndryshme por shumica e tyre e sugjerojnë Ahmetin që të “mos shikoj në dritare por të merret me punën si kryetar”.