Udhëtimet e familjes Trump i kanë kushtuar taksapaguesve 11,3 milionë dollarë për një muaj – gati po aq sa Obamës për një vit.
Udhëtimet e familjes së Donald Trumpit i kanë kushtuar taksapaguesve për një muaj gati sa shpenzimet e Barack Obamës për një vit.
Tri vizitat e presidentit të SHBA-së për në klubin e tij “Mar-a-Lago” në Florida që prej emërimit të tij si president, kombinuar me udhëtimet e birit të tij për biznes, kanë kushtuar 11,3 milionë dollarë, shkruan sot gazeta britanike The Independent.
Përderisa shpenzimet e udhëtimeve të ish presidentit Obama kishin një mesatare prej 12.1 milionë dollarë për secilin nga tetë vitet mandatit të tij, njofton Insajderi.
“Kjo është një mënyrë shumë e shtrenjtë për të bërë biznese, dhe presidenti duhet ta shohë këtë gjë,” ka thënë mbikëqyrësi juridik Tom Fitton për Ëashington Post, raporton The independent.
Përderisa Trump kritikonte vite më parë në rrjetin social Tëitter mënyrën se si ish presidenti Obama shpenzonte paratë e taksapaguesve për pushime, tani ai vetë tejkalon shumëfish shpenzimet e tij.
“Pushimet e presidentit Barack Obama po i kushton taksapaguesve me miliona dollarë—-e Pabesueshme!,” kishte thënë Trump në Tëitter në vitin 2012. /Insajderi.com