Insajderi
Biznes

Shpërndahen disa fotografi të Pixel 4 XL

Insajderi
15 September 2019 - 19:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deri më tani, Pixel 4 është konsideruar si sekreti i mbajtur më së keqi nga Google, meqë shumë herë është parë si duket dhe janë mësuar specifikat që ka.

Në bazë të imazheve dhe dokumenteve të rrjedhura, apo nga dikush që ka arritur ta fotografojë nga afër, është parë nga afër Pixel 4 XL dhe derisa ishte i ndezur, transmeton Telegrafi.

Tani janë shpërndarë edhe disa imazhe, që e tregojnë nga afër këtë telefon të zgjuar, i cili duket i gatshëm për prodhim dhe që mund të lansohet së shpejti.

Kamera dyfishe që është në pjesën e pasme, duket se mund të bëjë fotografi në kënd të gjërë, derisa ekrani ka rezolucion shumë të pastër.

Lidhur me specifikat dhe datën e mundshme të lansimit, duhet të pritet deri në tetor, kur edhe prezantohet zyrtarisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark