Insajderi
Lajme

Shpërndanë materiale të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, tre të arrestuar

Insajderi
09 October 2025 - 09:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërndanë materiale të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, tre të arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre burra janë arrestuar në Prizren dhe Obiliq, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale dhe platformave online, kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Policia ka kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se pemës rrjeteve sociale dhe platformave online kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Janë kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet. Me vendim të prokurorit të dyshuari pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark