Protesta e studentëve në Tiranë po përshkallëzohet, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar pas disa orësh përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Të rinjtë kanë hyrë në godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë ndezur zjarr, ndërsa në kor kanë brohoritur “Digje, digje…”.
Ky zhvillim vjen pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh në kryeqytet, ku protestuesit janë përballur me forcat e policisë.
Më herët, gjatë protestës janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës. Po ashtu, në afërsi të Piramidës janë djegur një makinë dhe një motor.
Ndërkohë, situata vijon të mbetet e tensionuar, me protestuesit që vazhdojnë tubimin, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke përdorur presion uji dhe gaz lotsjellës.