Insajderi
Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, lëndohen dy persona

Insajderi
25 December 2024 - 08:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, lëndohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shpërthim që ndodhi mbrëmë në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka lënë të lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja Flora Ahmeti e cila tha se policia po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se deri të shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi.

“Reth orës 23:00  në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të  vendit të  ngjarjes. Bazuar në nformacionet e  para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani  bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark