×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen skandali i madh në “Prishtina Parking”- Njerëzit e AKI’së e njerëz të LDK’së përfitojnë stikera

    Insajderi
    24 May 2024 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për një parkim falas të veturës, një shërbim që nuk kushton aq shtrenjtë, shteti ka pranuar që njerëzit e AKI’së dhe veturat e tyre të ekspozohen para qytetarëve.

    Kjo është pjesë e një marrëveshje mes “Prishtina Parking” dhe AKI’së. Megjithatë, ka dyshime që drejtuesit e Prishtina Parking kanë abuzuar me këtë marrëveshje duke iu dhënë stikera të kuq edhe njerëzve të LDK’së.

    Këto dyshime janë ngritur në seancën e sotshme të Kuvendit Komunal, shkruan Insajderi.

    Triera Kasumi- Berisha, asambliste nga subjekti “Guxo”, ka kërkuar llogari se në bazë të cilës rregullore po shpërndahen këto stikera.

    “Disa stikera që po shpërndahen në disa vetura gjithandej, të kush janë nda, cilat janë kriterët, për çfarë janë dhe në bazë të çfarë rregullorje”, tha Triera Kasumi.

    Nga kjo pyetje duket se në befasi është zënë anëtari i Kuvendit Komunal nga radhët e pozitës, Sami Salihu.

    Për çfarë stikera e keni fjalën me rregullore nuk egziston asnjë stiker. Në ndërmarrjen e Prishtina Parking ekzistojnë vetëm dy kartonë, i kaltri për banorë rezident dhe kartoni kuq, janë mjet identifikimi i veturave“, tha Sami Salihu.

    Edhe asamblisti tjetër nga opozita Leotrim Retkoceri akuzoi partinë në pushtet se i ka favorizuar personat politik me këtë shërbim.

    U përmenden kartonat e kaltër dhe kuq, ku është procesi kur agjensionet e sigurisë i janë shpërndarë kartonat e kuq personave zyrtar, i është bërë i ditur identiteti, janë shërby persona politik përmes këtij kartoni“, tha Retkoceri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark