Një shpërthim i fuqishëm ka ndodh para pak çastesh në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Zhurma e shpërthimit është dëgjuar shumë larg, ndërsa kjo ka ndodhur shumë pranë kafeneve të vogla “Verë n’Dimër”.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është konfirmuar se nuk ka të lënduar. Ende nuk dihet se çfarë ka qenë mjeti shpërthyes, shkruan Periskopi.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:00, pasi ka përfunduar koncerti i grupit “Troja” në sheshin “Zahir Pajaziti2 në Prishtinë, ku ende kishte turma njerëzish përreth.
Nga shpërthimi është dëmtuar dyqani që ndodhet pranë, në murin e së cilit është hedhur mjeti. Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje mbi rastin në fjalë.