Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga një shpërthim gazi në një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin Jaroslavl, raporton Moscow Times
Ka dyshime se më shumë njerëz kanë mbetur të ngujuar në rrënojat e objektit, kanë njoftuar mediat lokale.
Mes personave që kanë humbur jetën janë katër gra, një mashkull dhe dy fëmijë të moshës 11 dhe 6 vjeçe, raporton Insajderi
Deri më tash nga ndërtesa e shkatërruar janë shpëtuar katër persona, të cilët kanë arritur t’i përballojnë lëndimet e rënda dhe gjenden në spital, ndërsa në mesin e të ngujuarve mendohet që ka edhe fëmijë, ka njofuar guvernatori rajonal, Sergej Jastrebov.
Gas Explosion Collapses Residential Building in #Russia‘s Yaroslavl https://t.co/47dTfViiTz #news
— The Moscow Times (@MoscowTimes) February 16, 2016
Ai ka shtuar se në rrënoja mund të gjenden edhe trupa të tjerë. Mediat lokale bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë dërguar 550 pjesëtarë të ekipit të kërkim-shpëtimit derisa 130 automjete të ambulancës janë sjellë në gjendje gatishmërie./Insajderi.com