Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë mbrëmje Tiranën. Mësohet se një bombë ka shpërthyer në parkingun e bar pastiçeri “Venecia” që ndodhet pas stadiumit Qemal Stafa në Tiranë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Një makinë shpërthue në flakë në një zonë mjaft të frekuentuar me lokale të njohura, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se mund të bëhet fjalë për një atentat me bombë të telekomanduar.
Raportohet se një person ka mbetur i plagosur brenda makinës së tij. Makina ky dyshohet se është vendosur një bombë ka shpërthyer në flakë. Dyshimet paraprake flasin për atentat.