Insajderi
Lajme

Shpërthim i fuqishëm në Kaçanik- lëndohet një person

Insajderi
22 October 2025 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthim i fuqishëm në Kaçanik- lëndohet një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në afërsi të një pompe derivatesh në fshatin Nikaj ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Shpërthimi ka ndodhur mesditën e sotme në një fabrikë për mbushje të bombolave të oksigjenit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se dyshohet që shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi.

“Sot rreth orës 11:40, jemi njoftuar se në afërsi të një pompës së derivateve në rrugën magjistrale, Kaçanik – Ferizaj, në fshatin Nikaj ka ndodhur një eksplodim, dyshohet bombol e gasit. Janë njoftuar edhe shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në këtë rast një person është i lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit. Personi i lënduar pas ndihmës së parë në Kaçanik është dërguar në QKUK-Prishtinë. Për momentin, njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore dhe të sigurisë për ndriçimin e plotë të rastit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark