Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e sotme.
Shpërthimi ka ndodhur pranë kryqëzimit të shkollës pyjore, ndërsa mendohet se ka qenë lëndë plasëse, raporton TCh.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.