Shpërthim në Mitrovicën e Veriut - Sulmohet me granat dore objekti i komunës - Insajderi
×
Insajderi

Shpërthim në Mitrovicën e Veriut – Sulmohet me granat dore objekti i komunës

Insajderi
27 June 2023 - 08:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shpërthim është dëgjuar mbrëmë pas mesnate të ketë ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Ndërsa policia ka dal sot me një njoftim. Aty thuhet se disa persona të dyshuar kanë sulmuar me granat dore oborrin e komunës në Mitroviën e Veriut.

“Në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç ‘rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Bëhet e ditur se nuk ka dëme në njerëz, ndërkaq rasti është iniciuar në organet kompetente.

“Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë. Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, ‘kryerja e veprës terroriste’. Policia e Kosovës, do të vazhdojë të angazhohet në ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark