Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë plagosur në Meksikë si pasojë e një shpërthimi në një treg fishekzjarrësh, në një zonë në veri të Meksiko City.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave tregu ndodhet në Tultepec, 32 kilometra në veri të këtij qyteti. Tregu ishte i tejmbushur me qytetarë që blinin fishekzjarrë për të festuar vitin e ri, shkruan BBC.
Rreth 25 ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarja, ndërsa autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të qëndrojnë larg kësaj zone.
Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi, me autoritetet që thonë se fillimisht janë të përkushtuar të kujdesen për njerëzit që kanë pësuar nga kjo ngjarje dhe më pas do të nisin hetimet për ngjarjen./Insajderi.com