Një person ka vdekur dhe dy të tjerë u plagosën, si pasojë e një shpërthimi në qendër të Beogradit, pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë.
Arsye e shpërthimit thuhet të ketë qenë një defekt në sistemin e ajrimit në zyrat e Radio Televizionit të Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Organet hetimore po qëndrojnë në vendngjarje për të hetuar më tutje rastin, raporton RTS.