Në Beograd, në rrugën e Aberdarit, në parkingun e radiotelevizionit publik serb RTS, rreth orës 10, kishte një shpërthim në të cilin një person vdiq dhe dy u plagosën rëndë, raportojnë mediet serbe.
Shpërthimi ndodhi në një vend ndërtimit, afër ndërtesës së RTS, ku punëtorët po punonin në rindërtimin e instalimit dhe sipas informacioneve jozyrtare, një bombolë gazi shpërtheu gjatë saldimit.
Disa vetura u shkatërruan dhe xhamat në pjesën e ndërtesës së RTS kah rruga e Aberdarit janë thyer.
Ekipet e ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes./Insajeri.org.